Shkruhet historia, Stephanie Frappart arbitrja e parë femër që gjykon në përballje në “Wembley”

schedule18:16 - 9 Tetor, 2023

schedule 18:16 - 9 Tetor, 2023

Tashmë gjithçka është vendosur, 39-vjeçarja franceze, Stephanie Frappart do të jetë gjyqtarja kryesore në sfidën miqësore mes Anglisë e Australisë, duke u kthyer kështu në aribtren e parë femër që do të vendosë rregull në mitikun “Wembley”.

Frappart do të zbresë në “ishull” së bashku me stafin e saj, ku gjyqtarët asistentë do të jenë Mikael Berchebru dhe Aurelien Drouet, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Hakim Ben El Hadj. Ndërkohë, në VAR kryesor do të jetë Mathieu Vernice dhe asistentin VAR Nicolas Rainville që kompletojnë grupin e zyrtarëve tërësisht francezë.

Ndërkaq, kujtojmë se Frappart u kthye në arbitren e parë femër që gjykon një ndeshje të Kupës së Botës, siç ishte përballja në Katar, mes Gjermanisë e Kosta Rikës, si dhe ka drejtuar përballje në Ligue 1 e Ligue 2 në Francë, UEFA Champions League dhe Superkupën e Evropës. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!