Bora Zemani është një ndër personazhet më të dashur të shoëbizzit shqiptar. Moderatorja është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan momente me djalin e saj. Së fundmi, Bora ka publikuar një imazh të ëmbël të të birit, krahas së cilës ka shkruar dhe disa fjalë të ëmbla.
“Shkruhet – Fëmijë Lexohet – JETË”, ka shkruar moderatorja krahas fotos. Kujtojmë që Bora është përfolur prej kohësh se është në një lidhje me aktorin e humorit Donald Veshaj. Përflitej se ishin ndarë por gjithçka u hodh poshtë kur moderatorja ishte e ftuar në emisionin e Donaldit dhe Romeos. /abcnews.al