“Shkruam historinë së bashku”, Ilir Daja ndahet me Skënderbeun

schedule17:18 - 8 Gusht, 2020

schedule 17:18 - 8 Gusht, 2020

Ilir Daja ndahet zyrtarisht me Skënderbeun. Trajneri nga Tirana, me anë të një postimi në rrjetet sociale, falënderon klubin korçar, presidentin Takaj, stafin teknik dhe lojtarët.

Nuk mungojnë as tifozët bardhekuq në fjalët e 53-vjeçarit, i cili fitoi titullin kampion, Kupën e Shqipërisë dhe dërgoi provoi emocionet e garimit në grupet e Europa League me ekipin juglindor.

Skënderbeu më dha mundësinë për të arritur suksese si asnjë skuadër tjetër, prandaj largimi është i vështirë. Një falënderim special shkon për tifozerine e Skënderbeut, presidentin Ardjan Takaj, stafin tim dhe secilin lojtar veçmas. 

 

Postimi i trajnerit Daja

Për gjithçka kemi përjetuar bashkë, sukseset që kemi arritur, dëshiroj që rrugët tona të bashkohen sërish një ditë, për të arritur gjëra edhe më të mëdha, se sa ato të cilat tanimë janë shkruar në histori!“, shkruan trajneri që ka fituar tre tituj me tre skuadra të ndryshme në futbollin shqiptar: Elbasanin, Dinamon dhe Skënderbeun.

E ardhmja pritet të jetë në kryeqytet, aty ku e kërkon prej kohësh Partizani, që përflitet se ka arritur edhe një akord paraprak me të. Shumë është folur për një transferim të Dajës në stolin e “Demave të Kuq”, diçka që bëhet më e lehtë pas largimit të tij nga Skënderbeu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!