Shkroi historinë me Tiranën, Egbo shpallet trajneri nigerian i vitit

schedule23:55 - 27 Shkurt, 2021

schedule 23:55 - 27 Shkurt, 2021

Emmanuel Egbo është i vetmi trajner afrikan që ka fituar titull kampion në futbollin evropian. 47-vjeçari drejtoi Tiranën drejt titullit sezonin e kaluar, duke rikthyer bardheblutë te trofeu i madh në 100-vjetorin e lindjes.

Një arritje fantastike për Egbo, i cili qëndron pushim prej 12 nëntorit të vitit të kaluar, kur u shkarkua pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë.

Gjithsesi, vlerësimet e Egbo nuk mungojnë dhe ish-portieri i njohur është zgjedhur trajneri më i mirë i vitit në futbollin nigerian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!