Nje drejtesi e re, me Gjin Gjonin. Ky është premtimi më i ri që Sali Berisha u jep shqiptarëve ne 11 maj.
Rikthimi i amerikanëve në Spak, ia ka ndryshuar pak planin doktorit, por tani ai do e nise me nje fushatë ndërkombëtare kundër drejtësise së re. Me shpresën, se Tramp kthen mendje.
“Drejtesia eshte kthyer ne arme politike ketu. Dhe unë kam besim të madh. Ne e kemi nisur këtë përpjekje së pari për të bërë të njohur këto të vërteta para opinionit publik zyrtar evropian dhe ndërkombëtar. Një pune e madhe do bëhët, do filloje bindja, dhe ua them se kane filluar te binden”
Ne funksion të kësaj fushate, Berisha ka gati planin e vjetër, reformimin e spak me Komisionin e Venecias.
“Së dyti, natyrisht për të ecur drejt një reforme e cila iu rikthen shqiptarëve të drejtën e procesit ligjor të drejtë. E cila iu rikthen shqiptarëve të drejtën e prezumimit të pafajësisë. E cila u jep një drejtësi të standardeve që nuk kthehet në armë politike.”
Por atë që nuk e thotë Berisha, e deklaron kandidati i tij, ish gjyqtari Gjin Gjoni. Në tryezën për drejtësinë, ai propozoi zhbërje të disa strukturave të drejtësise së re dhe të Vettingut.
“Unë jam për zhbërje totale të disa strukturave komplekse që sot sistemi i drejtësise ka. Duhen edhe ndryshime kushtetuese. Dhe rivetting, gjeni fjalen ca te doni ju.”
Plani i Berishës ka gjetur mbështetjen e disa ish magjistratëve të sistemit të vjetër të drejtësise. Nga ish gjyqtari Gjin Gjoni apo ish prokurori Arjan Ndoja të cilët janë edhe kandidatë për deputet të PD, apo dhe ish kryeprokurori Adriatik Llalla, që simpatinë për planet e doktorit i shpreh nga arratia./abcnews.al