“Shkrirja” e PD, Kulluri: Dëshmon problemet serioze që ka, rezultati i dy grupeve do të jetë katastrofik

schedule17:31 - 30 Mars, 2023

schedule 17:31 - 30 Mars, 2023

 

Analisti, Ervin Kulluri ka qenë i ftuar në studion e “Newsline” me Viol Xhafaj në ABC News ka komentoi situatën e Partisë Demokratike zyrtare, e cila po “shkrihet” dita ditës me ikjen e kandidatëve për zgjedhjet e “14 Majit”.

Kulluri shprehet se kjo tregon se ka pasur një problem serioz në ngritje e një ekipi. Më pas ai shton se PD do të ketë më shumë problem gjetjen e komisionerëve.

“Këtu edhe ka lajm edhe nuk ka. Fakti që PD që në fillim nuk i plotësoi dot 61 kandidaturat, tregon që ka pasur problem serioz në ngritjen e një ekipi serioz.

Vështirësinë më të madhe do t’i kenë për komisionerë, se duhet një numër shumë i madh.

Nëse  ata nuk kanë kandidatë dhe këshill bashkiak, çi duan komisionerët, votat e kujt do të numërojnë.

Grupi i vogël i Alibeajt që donin të hynin në zgjedhje dështoi. Gjatë kësaj kohe nuk kemi pasur asnjë projekt politik”, tha Kulluri.

Në lidhje me një ndikim të mundshëm të Berishës për situatën e PD, ai tha se nuk e mendon një gjë të tillë.

Sipas tij rezultati i  Berishës do të jetë katastrofik, duke e marrë si pjesë më e madhe e opozitës, ndërsa ai i Alibeajt as nuk do të diskutohet fare.

“Jo. Mendoj se është pamundësia e tyre për të marrë vota, për të qenë konkurrues, jo e jo.

Rezultati i Berishës do të jetë po ashtu katastrofik, ndërsa krahu i Alibeajt as nuk diskutohet se do të marrë ndonjë bashki. Hynë për t’i qëndruasr përballë Berishës dhe kandidatëve të tij.

Anti-berishizmi i Alibeajt me shokë nuk qëndron, se deri pak kohë më parë ata nuk kishin asgjë me Berishën”, theksoi Kulluri.r.t/abcnews.al