Shkrimtarja greke: Mes vendeve tona duhet të mbizotërojë paqja dhe dialogu

schedule17:38 - 18 Nëntor, 2021

schedule 17:38 - 18 Nëntor, 2021

Nga Leontina Nika

Shkrimtarja greke Lily Mavrokefalou nuk e ka për herë të parë ardhjen e saj në Shqipëri, pasi në tokën tonë shkeli që në kohën e diktaturës në vitin 1985.

Por e cilëson gëzim prezantimin e romanit te saj historik “ E zjarrit dhe e vetmisë” dedikuar revoluciont grek , gjatë pushtimit otoman. Shkrimtarja jep mesazhe të rëndësishme për dy vendet

“Jemi popuj fqinj, na lidhin shumë gjëra të përbashkëta të historisë sonë shekullore, jemi dy vende që kemi perjetuar pushtimin e huaj të përbashkët si neofashizmi. Gjithashtu jemi nga popujt më të vjetër këtu.

Siç ndodh mes fqinjësh nuk mungojnë edhe disa probleme të cilat kapërcehen me vullnet të mirë për paqe dhe bashkëpunim. Ky është edhe një ndër mesazhet që dua të përcjell me prezencen time këtu. Ndaj jam shume e gëzuar qe ndodhem ne panairin e librit ne Shqiperi”, ka thënë ajo.

Romani historik flet shqip nga përkthyesi Kristo Pulla. Në këtë libër i cili është cilësuar si më i rëndësishme për 200 vjetorin e pavarësisë së Greqisë vijnë shpërthimet e pasioneve, heroizmat, çmenduritë hyjnore, por edhe vuajtjet, tradhtitë, e lufta vëllavrasëse. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!