Shkrimtarja e njohur gjendet e varrosur në pyll

schedule08:40 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 08:40 - 14 Dhjetor, 2019

Shkrimtarja Lindsay de Feliz ishte shpallur e zhdukur dhe u gjet më vonë e varrosur në një pyll. Gruan e kishin mbytur. Ngjarja e rëndë ndodhi në Republikën Dominikane, ku autoritetet kanë vënë në pranga bashkëshortin e gruas, Danilo dhe thjeshtrin e saj, Dani Alberto Feliz Martinez.

Zbulimi i trupit u bë pas një kontrolli masiv ku morën pjesë miq të shkrimtares, policë dhe punonjës të mbrojtjes civile. Një prej librave të shkruar nga Lindsay de Feliz, ‘What About Your Saucepans’ është ndër më të shiturit në Amazon.

The Sun shkruan se gruaja kishte hedhur pas krahëve një martesë dhe kishte braktisur një jete të mirë, me fitime te medha e pushimet luksoze për të ndjekur ëndrrën e saj dhe për të qëndruar në ishullin plot diell.  Trupi i Lindsay u gjet i varrosur shumë cekët në tokë, në një zonë të pyllëzuar.

Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar tha: “Ne kemi qënë në kontakt të ngushtë me policinë në Republikën Dominikane pas vdekjes së një gruaje britanike në Mao” ./abcnews.al