Shkrimtari i ‘Game of Thrones’ padit OpenAI: Librat janë përdorur pa leje për ta bërë ChatGPT më të zgjuar

schedule18:15 - 21 Shtator, 2023

schedule 18:15 - 21 Shtator, 2023

Shkrimtari amerikan George RR Martin, në bazë të serialit të të cilit është filmuar “Game of Thrones”, ka paditur kompaninë “OpenAI”, pronare e aplikacionit ChatGPT, pasi siç pretendon ai i janë shkelur e drejta e autorit.

Përveç tij, pas padisë janë edhe John Grisham, Jonathan Franzen, Jodi Picoult dhe George Saunders, të cilët pretendojnë se “librat e tyre janë përdorur pa leje për ta bërë ChatGPT më të zgjuar”, raporton BBC.

ChatGPT dhe modele të tjera të ngjashme “mësojnë” duke analizuar sasinë e madhe të të dhënave që shpesh marrin në internet.

Kompania OpenAI njoftoi se ata respektojnë të drejtat e autorëve dhe besojnë se autorët duhet të përfitojnë nga inteligjenca artificiale.

Çështja u depozitua në gjykatën federale në Manhattan, Nju Jork nga Shoqata e Shkrimtarëve, e cila punon në emër të autorëve të lartpërmendur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!