Shkrimtari grek prezanton në Tiranë romanin “Imaret”

schedule17:25 - 5 Tetor, 2022

schedule 17:25 - 5 Tetor, 2022

Nga Leontina Nikaj

Arta, 1854, pushtimi turk, dy djem të lindur në të njëjtën natë; njëri grek, tjetri turk dhe fatet që  i bëjnë ata vëllezër gjaku janë  dy personazhe e  romanit“ Imaret, nën hijen e kullës së sahatit “  të shkrimtarit bashkëkohorë grek  Janis Kalpuzos,  libër i cili  flet shqip nga Kristo Pulla. Përmes kësaj historie  shkrimtari sjellë atmosferën e  fund shekullit 18 dhe fillim shekullit 19.

“Imareti” është një libër me karakter social, shoqërorë, por me sfond historik. Ngjarjet e librit zhvillohen në “Arta”  në vitet 1854-1852. Larg qendrave vendimmarrëse të perandorisë otomane. Ishte një periudhë kohore, ku zhvilloheshin ndryshime të shumta politike dhe kulturore.  Gradualisht ajo që i bashkon popujt, ishte feja, tashmë vendin e zë një nocion tjetër që ishte nacionalizmi.” Mesazhi thelbësor është toleranca mes popujve.”

Autori thotë se ky është një romanë homazh për tolerancën.

Narracioni kryesor i romanit, bëhet përmes dy fëmijëve. Grekut Londos dhe turkut Nexhip. Të cilët në harkun  e 28 viteve na rrëfejnë të gjitha ato që kanë ndodhur ne kohëra të qeta dhe në trazira.  Këto dy personazhe kryesor bëhen miq dhe më shumë, vëllezër, ata kanë pirë gji nga e njëjta nënë,  nga nëna e turkut Nexhip. Dhe duke rrëfyer të dy njëkohësisht atë çfarë përjetuan , del në pah edhe e vërteta e tjetrit.   Paragjykimet në atë kohe ishin një e keqe, aq ishin futur në mendjet e njerëzve, madje edhe tek mendjet e njerëzve që i takonin të njëjtës racë. Libri fillon merr një vrasje  dhe veç Nexhipit dhe Londion , si personazhe kryesore janë edhe dy vëllezër hebrenj këto janë personazhe të fikshëm, por tek nënshtresa e librit ka personazhe reale historik. Por dy gratë në këtë libër që janë  personazheve kryesore janë interesante, pasi elementi i mëmësisë, kapërcen çdo ndjenjë nacionalizmi. Ky libër na përcjellë këtë mesazh , të gjithë jetojnë së bashku duke patur damkën se ky është i keq, apo i mirë.”

“Imareti” është një libër me karakter social, shoqërorë, por me sfond historik. Ngjarjet e librit zhvillohen në “Arta”  në vitet 1854-1852.

Larg qendrave vendimmarrëse të perandorisë otomane.

Ishte një periudhë kohore, ku zhvilloheshin ndryshime të shumta politike dhe kulturore.  Gradualisht ajo që i bashkon popujt, ishte feja, tashmë vendin e zë një nocion tjetër që ishte nacionalizmi.” Mesazhi thelbësor është toleranca mes popujve.”

/Abcnews.al/