Shkrimtari amerikan, Paul Auster, diagnostikohet me kancer

schedule11:30 - 12 Mars, 2023

schedule 11:30 - 12 Mars, 2023

Shkrimtari Paul Auster, i famshëm për romanet e tij me protagonistë që shpesh janë të margjinalizuar ose të çorientuar, vuan nga kanceri.

76-vjeçari po trajtohet në Qendrën e Kancerit Memorial Sloan Kettering, bëri të ditur përmes Instagramit gruaja e tij Siri Hustvet, gjithashtu shkrimtare.

“Burri im u diagnostikua me kancer në dhjetor, ai ka qenë i sëmurë muajt e fundit”, ka shkruar ajo.

Hustvet nuk specifikoi llojin e kancerit që ka burri i saj apo prognozën.

“Të jetosh me dikë që ka kancer dhe është i bombarduar nga kimioterapia dhe imunoterapia është një aventurë mes afërsisë dhe ndarjes”, ka shtuar ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Siri Hustvedt (@sirihustvedt)

Paul Auster është autor i mbi tridhjetë librave, të cilët janë përkthyer në mbi dyzet gjuhë. Ai u bë i famshëm në vitin 1982, me librin e tij ‘Shpikja e vetmisë’, një roman autobiografik në të cilin ai zbërthen personalitetin e babait të tij, “një njeri i padukshëm”.

Autori fitoi famë ndërkombëtare në vitin 1987 me “Trilogjinë e Nju Jorkut”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!