Edhe pse dhurimi është një vullnet i lirë i individit, Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj ka detyruar punonjësit të dhurojnë rrogën për bamirësi. Duket se ai ka hyrë në garë me Taulant Ballën që propozoi që deputetët e PS dhe kryetarët e Bashkive ta dhurojnë rrogën për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti. Ndryshe nga Balla, Leskaj e ka marrë tashmë vendimin duke përcaktuar edhe shumën që duhet të “dhurojë” secili punonjës.
*Abc News publikon shkresën e firmos nga Leskaj



