SHKRESA/ Drejtori detyron policët të dhurojnë një pjesë të rrogës

schedule15:48 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 15:48 - 4 Dhjetor, 2019

Efektivët e policisë së Shkodrës do të dhurojnë me pahir një pjesë të rrogës për të dëmtuarit nga termeti. Ndonëse dhurimi që në zanafillë nënkupton “dhënie me dëshirë” nuk është kuptuar kështu nga disa drejtorë insitucionesh që kanë nxjerr urdhër (shkresë) për të detyruar punonjësit e tyre të japin para, madje duke përcaktuar edhe shumën e dhurimit sipas hierarkisë në punë. Dje publikuan urdhërin e drejtorit të KLSH-së, ndërsa sot urdhërin e Drejtorit të Policisë Vendore Shkodër. Për këtë ka reaguar edhe PD-ja. Albana Vokshi shkruan në facebook se “ky është urdhër skandaloz! Edi Rama nuk u heq 150 milionë USD oligarkëve të vet, por mban me Urdhër lekët e rrogës së policëve dhe mësueve. Aktet duhet të anullohen me urgjencë!Shqiptarët jane vetë solidarë, i ndihmojnë sic i kanë ndihmuar vetë deri më sot vëllezërit dhe motrat e tyre”.