Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkreli bleu vota për PSD/ Dëshmitarja në gjyq: Kristiani më tha të votoni numrin 11

schedule18:05 - 6 Mars, 2026

schedule 18:05 - 6 Mars, 2026

Të tjerë persona kanë dëshmuar para togave të zeza, në procesin ndaj kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës Kristian Shkreli, i cili akuzohet për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje.

Prokurori Dritan Prenci lexoi një bisedë të përgjuar mes një banoreje Franga Kolajt dhe Kristian Shkrelit në lidhje me mënyrën se si duhet të votonin fëmijët e saj, të cilët janë në diasporë.

Deklarata e banores Franga Kolaj: Mora Kristjanin në telefon dhe i thash që fëmijët po më pyesin se për kë të votojn për kandidatët dhe Kristjani më tha vetëm numrin 11. Por Shkreli nuk më ka thënë asnjëherë të votoj Tom Doshin për shpërblim. E kam votuar se na ka ndihmuar, kur kam pas burrin sëmurë.



Për Kristian Shkrelin SPAK i mbylli hetimet në muajin tetor duke evidentuar se ai  ka qenë aktiv në fushatën zgjedhore, në mbështetje të Partisë Socialdemokratie të Shqipërisë, duke shfrytëzuar nevojat e banorëve të fshatit Stajkë për ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të energjisë elektrike.

Ky investim sipas SPAK është realizuar gjatë periudhës së fushatës elektorale, ndërkohë që kryebashkiaku socialist, u ka kërkuar banorëve të votonin subjektin politik të preferuar prej tij, PSD-në e Tom Doshit. Seanca e radhës pritet të mbahet më datën 2 Prill.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!