“Shkova për një vajzë tjetër”, Lumi B tregon historinë e veçantë të njohjes me bashkëshorten

schedule15:48 - 25 Qershor, 2021

schedule 15:48 - 25 Qershor, 2021

Reperi i njohur Lumi B ka treguar së fundmi detaje interesante nga jeta e tij private.

I ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vetë”, ndër të tjera, ai rrëfeu edhe historinë e njohjes me bashkëshorten, Mirandën.

Gjatë intervistës me Robert Berishën, Lumi B tha se ata janë njohur në moshën 20-vjeçare teksa ishin pjesëmarrës në një festë.

Ai tha se në festë nuk kishte shkuar për atë, por për një vajzë tjetër. Mirëpo, gjatë festës Miranda i kishte marrë të gjithë vëmendjen.

Sa i përket muzikës, Lumi ka vetëm dy ditë që ka lançuar projektin e tij më të ri në bashkëpunim me Xhensilën “Prit Pak”, i cili ka rezultuar një hit i vërtetë pasi deri më tani ka marrë më shumë se 1 milionë klikime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!