EMRI/ Shkon për të vjedhur Manastirin e Kostarit dhe pi mbidozë metadoni, niset me urgjencë në Tiranë 34-vjeçari

schedule15:31 - 16 Dhjetor, 2023

schedule 15:31 - 16 Dhjetor, 2023

Një 34 vjeçar është arrestuar nga policia për vjedhje, por ishte i pandërgjegjshëm për shkak të mbidozës së metadonit.

Mësohet se Ermir Murto 34 vjec, është gjetur nga policia brenda Manastirit të Kostarit në Finiq, pa ndjenja.

Policia ka shoqëruar menjëherë të dyshuarin në spitalin e Sarandës ku ka rezultuar me mbidozë metadoni. Ai pritet të niset me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Ndërkohë, sipas bluve, qëllimi i 34 vjeçarit ishte vjedhja e Manastirit të Kostarit.

Ermir Myrtaj rezulton me precedente penale per “vrasje” dhe “vjedhje”. Ne vitin 2009 ai ka vrarë me thike vellanë e tij Laze Myrtaj, 30 vjec për të cilen u dënua 8 vjet burg. Ngjarja ndodhi atëherë ne fshatin Gjashte, Sarandë ku banon Myrtaj. Madje ne portofol sot ju gjet karta e identitetit të vëllait të vrarë/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!