Shkon për të vjedhur biçikletën, hajduti shijon një moment argëtues me qenin e shtëpisë

schedule11:20 - 7 Gusht, 2023

schedule 11:20 - 7 Gusht, 2023

Askush nuk mund t’i rezistojë një qeni dhe kjo u demonstrua nga pamjet e kamerave të sigurisë të një garazhi në një shtëpi në Kaliforni, SHBA, ku një burrë i dyshuar për vjedhjen e biçikletave në zonë shihet duke luajtur me qenin e shtëpisë.

Sipas autoriteteve, burri hyri në garazhin në zonën e Pacific Beach më 15 korrik rreth orës 22:40 për të vjedhur një biçikletë të shtrenjtë, me vlerë 1300 dollarë.

Pikërisht në momentin që autori është gati të ikë, shfaqet retriever i adhurueshëm dhe e “kap në flagrancë”. Ai e lë biçikletën dhe fillon të përkëdhelë qenin.

“Ti je kaq i lezetshëm,” dëgjohet duke i thënë qenit. “Ti je qeni më i lezetshëm që kam parëndonjëherë. Je kaq i embël”.

Më pas burri e pyet qenin “ku është babi yt?” dhe duket se po i thotë se “nuk duhet ta lërë garazhin hapur”.

Autori ende nuk është arrestuar.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!