Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkon në mbi 600 numri i të prekurve me Covid-19 në RMV, dy viktima brenda 24 orëve

schedule14:00 - 8 Prill, 2020

schedule 14:00 - 8 Prill, 2020

Gjatë orëve të fundit në Maqedoninë  e Veriut kanë humbur jetën dy persona të tjerë. Kështu numri i viktimave në vend rritet në 28.

Siç raportojnë mediat vendase, një nga viktimat është nga Kumanova ndërsa e dyta nga Kavadari.

Prej gjithsej 351 testeve të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 18 kanë rezultuar pozitive me virusin korona. Kështu, me rastet e fundit numri i të infektuarve në vend shkon në 617.



Sipas qyteteve: shtatë raste të reja janë regjistruar në Shkup, dy në Kumanovë, katër në Prilep, një në Kavadar, një në Krushevë, një në Koçani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!