Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i djeshëm në Fier ku si pasojë ka humbur jetën në vend 18 vjeçari Ermir Tare, dhe për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetën një tjetër i ri.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën gjatë natës në spital Fiori Duraj 20 vjeç.
Ndërkohë policia ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit tip Benz Andrea Karaj, i cili në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka përplasur një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. D., 21 vjeç, banues në Fier, ku si pasohë humbën jetën dy të rinj dhe u plagosën 3 të tjerë.
LEXO EDHE: Aksidenti në Fier-Vlorë, policia: Vdes 18-vjeçari, katër në gjendje të rëndë
Të plagosur kanë mbetur Rei Leskaj, Qirjak Dori dhe Klejdi Dori.
“Shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka përplasur një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Q. D., 21 vjeç, banues në Fier, i cili udhëtonte me katër pasagjerë. Si pasojë kanë ndërruar jetë në spitalin e Vlorës 2 nga pasagjerët, shtetasit E. T., 18 vjeç dhe F. D., 20 vjeç, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, shtetasit K. D., 20 vjeç, R. L., 22 vjeç dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi Q. D., ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan.e.su./abcnews.al