Aksidenti në Fier-Vlorë, policia: Vdes 18-vjeçari, katër në gjendje të rëndë

schedule15:38 - 28 Shkurt, 2021

schedule 15:38 - 28 Shkurt, 2021

Policia ka dhënë informacion zyrtar për aksidentin e rëndë të ndodhur sot në aksin Fier-Vlorë. Uniformat blu konfirmojnë se viktimë e aksidentit ka mbetur një 18-vjeçar, i identifikuar si Ermir Tare, ndërkohe që janë plagosur rëndë katër persona të tjerë.

Të plagosur  kanë mbetur Rei Leskaj, Fiori Duraj, Qirjak Dori dhe Klejdi Dori, raporton abcnews.al.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30, në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan, ku një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K., 40 vjeç,  është perplasur me një tjetër mjetin tip “Benz”.

 

Njoftimi i plotë:

Viktimë një 18-vjeçar dhe katër të plagosur rëndë, policia informacion zyrtar për aksidentin në

Rreth ores 14:30, në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan, një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K., 40 vjeç,  është perplasur me një tjetër mjetin tip “Benz”.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., 18 vjeç, dhe janë dëmtuar shtetasit K. D, Q, D, F. D dhe R. L, të cilët ndodhen në gjëndje të rëndë shëndetsore.

Ndërsa drejtuesi i njerit prej mjeteve shtetasi A. K, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

g.v/abcnews.al