Një vajzë pesë vjeç nga Belfast i Irlandës së Veriut është viktima e fundit si pasojë e një infeksioni bakterial. Gjithsej nëntë fëmijë nga mosha 4 deri në 12 vjeç kanë humbur jetën që nga shtatori.
Streptokoku A trajtohet me antibiotikë që jepen për 24 orë. Siç theksojnë mjekët, diagnoza e vlefshme e saj është shumë e rëndësishme për shëndetin e pacientit. Në disa raste, zakonisht pak, shkakton probleme serioze pasi bakteri hyn në enët e gjakut dhe shkakton një infeksion serioz që mund të çojë në vdekje.
Që nga java e kaluar, janë raportuar 901 raste në Mbretërinë e Bashkuar. Shkencëtarët ia atribuojnë shpërthimin e streptokokut kryesisht efekteve të karantinës të shkaktuar nga pandemia.
Sipas tyre, kjo ka dobësuar sistemin imunitar dhe nga ana tjetër ka ndihmuar në përhapjen e viruseve të zakonshme, siç është gripi.
/abcnews.al