Shkon në 57 numri i të vdekurve

schedule16:58 - 3 Mars, 2023

schedule 16:58 - 3 Mars, 2023

Sot pritet të përfundojnë kërkimet në  vendin e përplasjes së dy trenave në Tempi të Larisas, teksa autoritetet po punojnë për identifikimin e trupave.

Aktualisht numri i konfirmuar i të vdekurve nga autoritetet është 57, teksa aktualisht në spital po marrin trajtim 48 persona6 prej tyre janë në gjende më të rëndë shëndetësore.

Në vendin e tragjedisë, përpjekjet janë përqendruar për ngritjen e vagonit të  tretë. Ekipi i kërkimit ka qëndruar gjatë gjithë natës, në kushte të vështira atmosferike për gjetjen e të gjithë trupave të “zhdukur”.

Shefi i stacionit është njohur me akuzat që rëndojnë mbi të, teksa pritet të dalë para trupit gjykues për masën e sigurisë të shtunën. 59-vjecari akuzohet akuzua për një vrasje në seri nga pakujdesia, plagosje nga pakujdesia dhe prishje e transportit.

Sipas informacioneve nga Policia, ai fillimisht kishte tentuar të mohonte gabimin e  tij duke deklaruar se shkak ishte bërë mosfunksionimi i sistemit elektronik. Mirëpo para hetuesve 59-vjecari kishte pranuar se kishte udhëzuar  trenin në binarë të gabuar.

“I akuzuari është fjalë për fjalë i shkatërruar dhe tashmë ka marrë përsipër përgjegjësitë që i atribuohen,” u tha gazetarëve avokati i tij.

Prokurori i Gjykatës së Lartë ka kërkuar me urdhër nga organet e prokurorisë së Larisës, zgjerimin e hetimeve, përtej përgjegjësive të punonjësve të stacionit, mbledhjen e menjëhershme të provave nga vendngjarja e tragjedisë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!