Shkon në 470 numri i të infektuarve me koronavirus në Toskana, mes tyre edhe 6 mjekë

schedule23:18 - 13 Mars, 2020

schedule 23:18 - 13 Mars, 2020

Në Toskana të Italisë janë shënuar 106 raste të reja të personave të infketuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Mes tyre janë 6 mjekë, nga të cilët një mjek i përgjithshëm në gjendje kritike.

Mediat e huaja shkruajnë se shumica e të infektuarve janë mes provincave Lucca dhe Massa Carrara, ku janë respektivisht 79 dhe 65 persona pozitivë me virusin.

Totali i personave që janë konfirmuar me koronavirus në këtë zonë shkoi në 470, nga 364 një ditë më parë.

Sipas provincave janë 101 të prekur në Firence, 48 në Pistoia, 26 në Prato, 79 në Lucca, 65 në Massa Carrara, 51 në Pisa, 27 në Livorno, 16 në Grosseto, 41 në Siena dhe 16 në Arezzo.

Numri i personave të shëruar në këtë rajon regjistrohet në 5 dhe po ashtu 5 persona gjetën vdekjen, të gjithë nga 77 deri në 87 vjeç.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!