Shkon në 442 numri i viktimave nga Covid në Serbi, konfirmohen 383 raste të reja

schedule19:01 - 16 Korrik, 2020

schedule 19:01 - 16 Korrik, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi kanë humbur jetën 13 persona nga koronavirusi dhe janë shënuar 383 raste të reja.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç është shprehur se aktualisht ndodhen 4 662 pacientë janë të hospitalizuar kurse 177 pacientë janë në respiratorë.

“Nga dita e djeshme janë testuar 9 183 persona, nga të cilët 383 janë pozitivë ndaj COVID-19”, tha Bërnabiç.

Me vdekjet e fundit numri i viktimave nga koronavirusi është rritur në 442. Ndërkohë deri më tani në Serbi janë konfirmuar të infektuar me Covid 19 717 persona./abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!