Shkon në 41 numri i viktimave në avionin që shpërtheu në flakë

schedule09:07 - 6 Maj, 2019

schedule 09:07 - 6 Maj, 2019

Janë të paktën 41 viktimat në Rusi, si pasojë e zjarrit të shpërthyer në një avion linje i cili bëri ulje të detyruar në një nga aeroportet e Moskës. Sipas mediave ruse shkak dyshohet të ketë qenë një rrufe. Dhe pse zjarri u shua shumë shpejt bilanci i viktimave vijon të rëndohet nga ora në orë.

Një avion pasagjerësh Sukhoi i kompanisë ajrore ruse Aeroflot, mori zjarr dhe bëri një  ulje të detyruar në aeroportin e Moskës, Sheremetievo. Mediat ruse raportojnë se janë të paktën 41 viktimat. Sipas burimeve të tjera ende të pakonfirmuara, disa persona rezultojnë të zhdukur. Në bord ndodheshin 78 pasagjerë. Të dyja kutitë e zeza të avionit janë marrë për tu analizuar por ende nuk dihet gjendja e tyre.

Sipas të dhënave të para, avionit sapo ishte nisur për në Murmansk, dhe menjëherë kishte kërkuar të bënte një ulje të detyruar duke u rikthyer sërish në pistë. Përpjekja e parë për tu ulur dështoi, ndërsa përpjekja e dytë dhe pse e suksesshme, ishte shumë e dhunshme. Version më I besueshëm për momentin, sipas shumë mediave në vend, është ai që zjarri i shpërthyer gjatë ngritjes së avionit nga pista, u shkaktua nga një rrufe që goditi avionin.

Në momentin e nisjes, moti ishte i vranët në një lartësi prej 10 mijë metrash. Lajm ky i konfirmuar nga ekspertë të shërbimit meteorologjik. Burime të tjera të cituara nga metodat ruse, bëjnë të ditur se ka qen o një nga pasagjerët i cili ka parë zjarr në një nga krahët e avionit, dhe ka dhënë alarmin i pari. Sipas versionit të dytë zjarri u shkaktua nga përplasja e fuqishme me tokën në përpjekjen e dytë për tu ulur në pistë. Pamjet e pasagjerëve që nxitojnë të hidhen në rrëshqitësen e gomës për të shpëtuar nga flakët, ishin dramatike. Në një kohë që me dhjetëra ambulance ishin të pranishme në pistë. Zjarri u shua por ka shkrumbuar të gjithë bishtin e avionit.

Një deklaratë zyrtare e kompanisë ajrore ruse Aeroflot shpjegonte se avionit u detyrua të rikthehej në pistë, për arsye teknike, duke konfirmuar lajmin për një zjarr të rënë në motorët e tij. Aktualisht është ngritur një komision për të hetuar rreth shkaqeve të aksidentit. Avioni i përfshirë në incident ishte i ri pasi ishte prodhuar në vitin 2018, pra vetëm një vit më parë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!