Shënohet një tjetër rast pozitiv me koronavirus në Fier. Burime për Abc News bëjnë me dije se pas marrjes së tamponit në datë 16 prill, mbrëmjen e së premtes ka ardhur edhe përgjigja pozitive duke e çuar në 36 numrin e të prekurve.
Mësohet se personi i dalë pozitiv, është i afërm me 3 pacientët që rezultuan të prekur nga Covid-19 dy ditë më parë ku nga 5 mostra e reja të marra, 1 prejt tyre doli i prekur.
Të gjithë pjesëtarët e familjes dhe personat e kontaktit ndodhen tashmë në karantinë. /abcnews.al

