Shkon në 319 numri i të infektuarve me koronavirus në Angli, 41 raste të reja brenda ditës

schedule15:38 - 9 Mars, 2020

schedule 15:38 - 9 Mars, 2020

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Britaninë e Madhe është rritur në 319. Vetëm brenda një ditë janë shtuar 41 raste të reja ndërsa numri i personave që kanë humbuar jetën është tre.

Edhe pse numri i të sëmurëve po rritet me ritme shqetësuese, Britania vazhdon të qëndrojë në “fazan e përmbajtjes”, pasi kryeministri i vendit Boris Johnson mbajti mbledhjen emergjente me qeverinë.

Mes personave të infektuar përfshihet edhe një punonjës i transportit publik në Londër, një punonjës i spitalit Southampton, pesë në Skoci, dy në Wales, etj.

Një nxënës në një shkollë në Ëarëickshire është vetë-izoluar pasi u diagnostikua me Covid-19, dhe një person në Universitetin e Skocisë Perëndimore ndodhet në spital pasi u vërtetua së fundmi se e kishte marrë virusin.

Siç kanë deklaruar autoritetet e shëndetësisë, në Britaninë e madhe janë testuar 24,960 persona, prej të cilave 24,641 kanë rezultuar negativë dhe 319 pozitivë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!