Shkon në 3 milionë numri i të infektuarve me koronavirus në Francë

schedule22:14 - 22 Janar, 2021

schedule 22:14 - 22 Janar, 2021

Numri i të infektuarve me koronavirus në Francë ka shkuar tashmë në 3 milionë. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Shëndetësisë, vendi numëron 3,011,257 raste pozitive për Covid-19 që nga fillimi i pandemisë e deri më tani.

Të premten, Franca regjistroi 23,292 raste ditore me Covid-19 si dhe 649 raste fatale, duke e çuar bilancin total të viktimave në 72,647. Qeveria franceze ka si objektiv që të ulë numrin e rasteve ditore në 5,000 si një parakusht për heqjen e kufizimeve anti-covid.

Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran tha të martën se niveli aktual i infektimit është “i lartë dhe relativisht i qëndrueshëm”, me “rreth 20,000” raste në ditë. s.b/abcnews.al/