Ka shkuar në 28 numri i të vrarëve nga dy shpërthime kamikaz që ndodhën të enjten në kryeqytetin irakian, Bagdad. Shpërthimi ndodhi në një treg ku kishte shumë njerëz.
Autoritetet raportuan në fillim 13 të vdekur, ndërsa paralajmëruan se numri mund të rritej për shkak të gjendjes kritike të disa personave të plagosur.
Ky ishte sulmi i parë i këtij lloji në kryeqytetin irakian në vitet e fundit. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë akoma për sulmin vdekjeprurës.