Pesë raste të reja i shtohen listës së të prekurve nga virusi korona në Maqedoninë e Veriut duke e çuar në 23 numrin e përgjithshëm të të prekurve me koronavirus.
Ministri Filipçe informoi në konferencën për media se përveç pesë rasteve në fjalë, pozitiv kanë rezultuar edhe dy persona të testuar në Klinikën e spitalit “ Zhan Mitrev”, mirëpo tha se këto rezultate nuk vlerësohen si përfundimtare dhe shtoi se gjatë të nesërmes të njëjtët do të ri testohen në Klinikën Infektive në Shkup.
“ Një paciente e cila ka ardhur natën mes datës 12 dhe 13 përmes Vienës, ku më parë kishte qëndruar në Holandë. Ajo ka qenë në izolim shtëpiak. Janë kontaktuar të afërmit e saj dhe kërkohen kontaktet e 31 personave që kanë qenë në të njëjtin fluturim me të. Pacientja është nga Shkupi dhe tashmë është shtuar në spital. 4 të tjerë janë nga kontaktet në Dibër. Dhe ata janë atje dhe do të vazhdojnë në mjekohen në kushte shtëpiake Në përputhje me rrotacionin e gjendjes dhe kontrollet nga ekspertët. Dy të fundit janë pacient në “ Zhan Mitrev”, ka thënë Ministri i Shëndetësisë.
Ndërkohë qeveria e Maqedonisë në kuadër të masave të shtuara ka mbyllur të gjitha pikat kufitare do të mbyllen. I pari I shëndetësisë informoi se kjo masë duhet të fillojë të zbatohet brenda 24 orësh./abcnews.al