Shkon në 22 numri i viktimave pas shpërthimit të vullkanit në Indonezi

schedule08:37 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 08:37 - 7 Dhjetor, 2021

Dy ditë pas shpërthimit të fuqishëm të vullkanit Semeros, numri i të vdekurve ka shkuar në 22, ndërsa dhjetëra persona rezultojnë ende të zhdukur. Mali Semeru, më i larti në Java, shpërtheu të shtunën.

Pamjet ajrore tregojnë çatitë  e mbuluara nga hiri, ndërsa vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit  nga ushtarë, policë dhe civilë, të cilët gërmojnë me duar për të nxjerrë trupat.

Sipas qendrës së Indonezisë për Vullkanologjinë dhe Menaxhimin e Rrezikut Gjeologjik, aktiviteti sizmik do të vazhdojë./abcnews.al