Të paktën 21 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Britaninë e Madhe. Mediat vendase raportojnë se viktimat janë shënuar në Londër, Birmingham dhe Leicester.
Ndërkohë numri i përgjithshëm i personave të konfirmuar pozitivë në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në 1,140 ndërsa 37.746 njerëz janë testuar.
Deri më tani është mësyar se 10 nga pacientët që kanë humbur jetën ishin mbi moshën 60 vjeç./abcnews.al