Shkon në 21 numri i të vdekurve nga rrëshqitjet e dheut në Malajzi, mes tyre 5 fëmijë

schedule11:15 - 17 Dhjetor, 2022

schedule 11:15 - 17 Dhjetor, 2022

Të paktën 21 persona, përfshirë pesë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në Batang Kalim ndërsa 12 rezultojnë ende të zhdukur.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive të Malajzisë, në momentin e rrëshqitjes ishin 94 persona, prej të cilëve 61 arritën të shpëtonin ndërsa 12 janë rezultojnë ende të zhdukur.

Operacioni i kërkim-shpëtimit u pezullua gjatë natës për shkak të motit të keq dhe rifilloi në orën 8:30 të mëngjesit të sotëm, tha shefi i zjarrfikësve dhe shpëtimit të shtetit Selaghor, Norazam.

Kryeministri Anwar Ibrahim u tha gazetarëve se qeveria do të japë 10,000 ringgit (rreth 2,260 dollarë) ndihma për familjarët e viktimave ndërsa të mbijetuarit do të marrin 1,000 ringgit për familje.

/abcnews.al