Shkon në 12 numri i të vdekurve nga tërmeti në Tajvan, mbi 700 të bllokuar

schedule09:21 - 5 Prill, 2024

schedule 09:21 - 5 Prill, 2024

Ekipet e shpëtimit në Tajvan arritën të shpëtonin njerëzit e bllokuar në tunele dhe një hotel ndërsa ende po kërkojnë për të tjerë të zhdukur pas tërmetit më të forte në 25 vite që goditi ishullin.

Numri i të vdekurve nga tërmeti i së mërkurës në provincën Hualien ka shkuarnë 12 pasi u gjetën dy trupa të tjerë, ndërsa shumë njerëz të tjerë kanë mbetur të bllokuar në një park kombëtar pasi disa rrugë janë të pakalueshme për shkak të rënies së gurëve dhe rrëshqitjeve të dheut.

Rreth 50 pasgoditje u regjistruan gjatë natës, disa prej të cilave u ndjenë deri në Taipei.

Ekipet e shpëtimit thanë se rreth 400 personat e bllokuar në një hotel luksoz në Parkun Kombëtar të Grykës Taroko ishin të sigurt dhe helikopterët po evakuonin të plagosurit dhe po u dërgonin ushqim të tjerëve.

Sipas agjencisë kombëtare të fatkeqësive, më shumë se 700 njerëz kanë mbetur të bllokuar në tunele ose në zona të izoluara, por janë në kontakt me ekipet e shpëtimit.

Tetëmbëdhjetë persona janë ende të zhdukur, tre prej të cilëve janë të huaj, australianë dhe kanadezë. Në shtator 1999, një tërmet me magnitudë 7.6 shkaktoi 2,400 viktima në fatkeqësinë më të madhe në historinë moderne të Tajvanit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!