Situata e motit paraqitet e qetë në zonën e Kurbinit. ABC News mëson se reshjet jane ndalur nga dita e djeshme dhe uji është tërhequr në gjithë territorin. Dy hidrovorët punojnë me kapacitet të plotë, nuk shfaqn probleme të energjisë elektrike.
Sa i përket, territorit të plotë të Qarkut Lezhë është përshkuar nga rreshjet e shiut me intensitet të ulët, ka pasur rreth 20 mm shi gjatë natës.
Kuota lumit Drin është në nivelin +1.0 m, nga +2.0 m që është kuota kritike, pra kemi një rënje të nivelit me rreth 0.30 m, nga gjendja e darkës) dhe ka tendencë për ulje pasi rrjeshjet e shiut momentalisht kanë intensitet të ulët, kurse kuota e lumit Mat vazhdon me rritje të vogël, për shkak të shkarkimeve të H/C Ulëz e Shkopet, 220 m³/s, kurse nga Diga Qafë Mollë e H/C mbi lumen Fan është 153 m³/s, por pa krijuar problem, përshkak të gjerësisë së shtratit të lumit Mat.
Gjithashtu, në Qarkun e Dibrës situata është normalizuar. Gjatë natës janë ndërprerë reshjet dhe kanë nisur pas orës 8 të ditës së sotme. Në lartësinë mbi 800 metra mbi nivelin e detit ka prezencë të borës. Rrugët kombëtare janë të kalueshme pa probleme. Në pikën më të lartë të Rrugës së Arbrit, segmenti i baypasit të Qafës së Murrizit 1240 m, për momentin nuk ka rreshje dhe nuk shfaqen probleme.
Ndërsa aksi Peshkopi- Lurë është i pa kalueshëm pasi trashësia e borës kalon 20 cm në Lan Lurë. Aksi Ura e Çerenecit Librazhd kalimi normal deri në Klenjë, nga Klenja drejt Seblevës bëhet me zinxhirë. Deri në këto momente nuk ka zona të izoluara.
Ndërsa situata në Shkodër, në oren 08.00 te dates 21.01.2023 paraqitet si me poshtë:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.10 me nje renje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 20.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.20 m me nje rritje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 20.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1120 Ha, e pandryshuar me oren 18.00 te dates 20.01.2023
Njesia Administrative Ana e Malit 1100 Ha e pembytur.
Rruga e obotit ka prezence uji 55 cm, e pandryshuar me oren 18.00 e dates 20.01.2023
Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit. Ne rrugen e Obotit po operon nje mjet i kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.
Sa i përket, Qarkut Kukës, i gjithë territori është përfshirë nga reshje bore ku në Shishtavec shkon deri në 10 cm.
Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se:
- Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve që kanë kontratë.
- Nga bashkitë Kukës Has dhe Tropojë nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.
- Rezervuaret janë në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë Qarkun Kukës.
Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç Nj.Ad Fierz, Bujan dhe Llugaj bashkia Tropojë . Nga grupet e punës të OSHEE-së po punohet për riparimin e rrjetit elektrik të dëmtuar./abcnews.al