Shkon mbi 19 mijë numri i të infektuarve me Covid, rritet numri i viktimave në Serbi

schedule15:55 - 15 Korrik, 2020

schedule 15:55 - 15 Korrik, 2020

11 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Serbi duke e çuar në 429 numrin e viktimave.

Sipas statistikave të orëve të fundit  pas testimit të 8 393 personave janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 351 raste duke çuar në 19 334 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Gjendja në spitalet ku trajtohet pacientët me COVID-19 është e rëndë. Të mërkurën, ministri i Shëndetësisë në Serbi, Zllatibor Lonçar tha se të gjitha spitalet janë mbi 90 për qind të mbushura me pacientë.

Aktualisht, 169 pacientë po trajtohen me anë të respiratorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!