Shkollë velash për të edukuar brezat e rinj

schedule13:40 - 6 Korrik, 2019

schedule 13:40 - 6 Korrik, 2019

Për herë të parë në Shqipëri hapet shkollë për të drejtuar varkat me vela. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi e bëri të ditur nga Vlora ku u shpreh se gjithashtu se kjo është strategjia e re e për të zhvilluar ekonominë  e detit.

Mundësi për brezin e ri dhe njëkohësisht strategji për të zhvilluar ekonominë e detit. Shkolla për të drejtuar varkat me vela hapet në Vlorë. Nxënësit e parë janë nga 9 ne 12 vjeç përzgjedhur nga bashkia e qytetit bregdetar. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit sipas ministrit Blendi Klosi do ta nxisë këtë iniciativë përmes politikave fiskale.

“Kjo është pjesë e atraksionit turistik, por më shumë se kaq sot do të fillojë për herë të parë shkolla e velave për fëmijët, për të edukuar një brez i cili do të jetojë me detin. Për ne si ministri strategjia e re e ekomonisë së detit do të jetë një nga prioritetet e punës sonë dhe le ta fillojmë këtu në Vlorë, në qytetin më portual të vendit dhe që ka një jetë kaq shumë të lidhur me detin”, tha Klosi.

Në këtë iniciativë Shqipëria do të mbështetet nga Italia. Shkolla u hap përmes një garë zhvilluar nga porti i Vlorës drejt atij të Orikumit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!