Nxënësit e shkollës 9 vjeçare në Roskovec janë të detyruar që këto ditë të ftohta të zhvillojnë mësim pa ngrohje.
Të veshur trashë, nxënësit ankohen për mungesën e ngrohjes. Jashtë kamerave thanë se kaldajat janë ndezur pas protestës të zhvilluar të martën nga nxënësit e gjimnazit.
Fëmijë të tjerë tregojnë se gjatë orës së mësimit janë detyruar të mbajnë xhupat veshur.
“Nuk ka ngrohje, ndonjëherë ndizen ndonjëherë jo. Mësojmë me xhupa”.
I irrituar, një nga prindërit tregon se për shkak të të ftohtit nuk i ka dërguar fëmijët në shkollë.
“Kanë dy ditë që nuk shkojnë në shkollë, gjithë kohën kështu ka qenë”.
Mungesa e ngrohjes në shkollat e Rroskovecit është denoncuar nga PD si një abuzim me fondet.
“Ku është Bashkia Rroskovec, ku shkuan 830 milion lekë, pse nxënësit kanë 4 muaj pa ngrohje. Partia Demokratike i bën thirrje Bashkisë të marrë masa urgjente për ngrohjen”, tha në një deklaratë Kryetari i PD Rroskovec, Gëzim Caushi.
Një ditë pasi nxënësit e gjimnazit ‘Adem Vrapi’ protestuan brenda oborrit të shkollës për mungesën e ngrohjes./abcnews.al