“Shkolla të përkohshme në hotele”, MAS merr vendimin për nxënësit e prekur nga tërmeti

schedule14:40 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 14:40 - 6 Dhjetor, 2019

Ministria e Arsimit ka marrë vendimin e për themelimin e “shkollave të përkohshme” nëpër hotelet ku janë strehuar nxënësit, të cilët janë prekur nga tërmeti.

Burime nga ministyria bëjnë me dije se ditën e sotme është është zhvilluar në Durrës trajnimi për mësuesit në lidhje përshtatjen e programit dhe veprimtarinë që do të organizohen gjatë mësimit në “shkollat e përkohshme” në hotel për të gjithë ata nxënës të akomoduar nëpër hotele.

Njoftimi i plotë:

Durrës – Ditën e sotme është zhvilluar trajnimi për mësuesit në lidhje përshtatjen e programit dhe veprimtarinë që do të organizohen gjatë mësimit në “shkollat e përkohshme” në hotel për të gjithë ata nxënës të akomoduar nëpër hotele.

Të pranishëm gjatë trajnimit ishin Zëvendësministrja Znj. Lorena Haxhiu dhe Drejtori i ASCAP (Agjencia për Sigurimin e Cilësisë së Arsimit Parauniversitar) Z. Gerti Janaqi, të cilët e ndoqën nga afër dhe dhanë të gjitha udhëzimet e nevojshme për këtë proces.

Themelimi i “shkollave të përkohshme” nëpër hotelet ku janë strehuar nxënësit, ka filluar tashmë në mënyrë që procesi normal mësimor të mos ndërpritet asnjë orë më shumë. Për këtë janë marrë të gjitha masat e duhura që:

-të garantohet një mjedis i përshtatshëm pranë hoteleve të cilat ofrojnë infrastrukturën,

-të bëhet gati në kohë programi mësimor,

-nxënësit të pajisen sa më parë me tekstet shkollore dhe materialet e punës,

-si dhe të sigurohet njëkohësisht edhe shërbimi i domosdoshëm psiko-social.

Përveç kësaj zgjidhjeje provizore, sipas nevojave specifike do të zbatohen gjithashtu edhe planet e zhvendosjes nëpër shkollat më të afërta pritëse ku nxënësit kanë gati planin e sistemimit dhe u është siguruar edhe transporti.

Rikthimi sa më parë në normalitet dhe garantimi i mbarëvajtjes së procesit mësimor në mënyrë që nxënësit mos të humbasin asnjë orë më shumë ngelet pa diskutim prioritet akut i punës intensive që po zhvillon aktualisht Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR).