313 nxënës të shkollës 9-vjeçare Hamit Mullisi në Elbasan përballen çdo ditë me mungesën e ngrohjes në klasa.
Sipas prindërve, shkolla nuk plotëson as kushtet minimale për zhvillimin e mësimit ndërsa kërkojnë ndërhyrje urgjente nga ana e autoriteteve.
“Shqetësimi jonë është që fëmijët të kenë kushte të mira për të mësuar. Dhe kushtet janë zero. Mungesa e banjove të ndara sipas gjinisë” thonë ata
Shkolla është ndërtuar që në vitin 1971. Ndërsa rikonstruksioni i fundit në këtë shkollë është bërë në vitin 2000./abcnews.al