Shkolla me 360 nxënës pa ngrohje, prindërit ultimatum vendorëve

schedule15:05 - 21 Janar, 2019

schedule 15:05 - 21 Janar, 2019

Prindërit e shkollës më të madhe në Gjirokastër kanë kërkuar ngrohje urgjente për fëmijët e tyre. Ata kanë kërkuar të rikthehen sobat me dru dhe të zgjidhet problemi, në të kundërtën do marrin fëmijët nga mësimi.

Në godinën me 360 nxënës nuk ka ngrohje. Fëmijët marrin mësim në kushte të vështira. Bëhet fjalë për shkollën “Urani Rumbo” në Gjirokastër.

Për këtë arsye prindërit me anë të një peticioni i kërkuan vendorëve dhe Drejtorisë Arismore, rikthimin e sobave të blera me kontibutin e tyre. Ndryshe do të largojnë fëmijët nga shkolla.

“Janë vendosur kaldajat që ndizen deri në një orë të caktuar, por ne kemi ftohtë dhe siç e shihni jemi me xhupa”.

Por për drejtorin e Agjensisë së Mirëqënies dhe kujdesit Social pranë bashkisë Gjirokastër  Armand Mamani defekti i kaldajave është konstatuar ditën e premte. Dhe ky problem do të jetë i përkohshëm.

Armand Mamani: “Problemi ka qenë ditën e premte, sot po marrim masat menjëherë”.

Problemi me ngrohjet në shkolla nuk është vetëm në Gjirokastër. Shumë qytete të tjera dhe fshatra ndodhen në këtë gjendje, megjithëse është folur shumë për investimet në këtë drejtim. /abcnews.al