Shkolla e shkatërruar e Pezës do të rindërtohet nga kryebashkiaku i Brukselit

schedule15:59 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 15:59 - 13 Dhjetor, 2019

Tërmeti i 26 Nëntorit ka dëmtuar 10 shkolla të Bashkisë së Tiranës, sidomos në zonat periferike. Shkolla e Pezës është një prej tyre, e cila do të rindërtohet nga kryebashkiaku i Bruksesit.

Kryebashkiaku Close i shoqëruar nga Erion Veliaj ishte sot në Tiranë ku pa nga afër  zonat e prekura nga tërmeti.

“Si kryebashkiak i Kryeqytetit Europian, kam një mesazh shumë të rëndësishëm për t’jua përcjellë: ne jemi shumë solidarë me të gjithë popullin sepse e dimë që kjo mund t’i ndodhë kujtdo, jo vetëm tërmetet, por çdo katastrofë. Mesazhi i dytë është i rëndësishëm si anëtar i Këshillit dhe anëtar i BE, që t’u dërgojmë të gjithë shqiptarëve solidaritetin e qytetarëve europianë, sepse Shqipëria është pjesë e Europës dhe kjo është shumë e rëndësishme, tha Philippe Close.

“I jam shumë mirënjohës atij dhe stafit që ka ardhur nga Brukseli. Në vend që të takoheshim në zyrë, vendosëm të dalim në terren, ka një solidaritet jo vetëm brenda vendit, por edhe nga shumë miq, duke filluar nga Brukseli deri në SHBA, që janë këtu për të dhënë një dorë, u shpreh Veliaj.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!