Shkolla e parë e artit shqiptar/ Studiuesi Janina: Shihej si problematik për regjimin komunist të kohës

schedule10:17 - 1 Mars, 2024

schedule 10:17 - 1 Mars, 2024

Studiuesi i artit, Agim Janina ka folur në emisionin “Pas Mesnate” për shkollën e parë të artit shqiptar. Ai e ka theksuar se shkolla e parë e vizatimit shihej si problematik për regjimin e kohës.

“Në vitet ’80 kur fillova të merresha me historinë e pikturës shqiptare, me artistët shqiptare. Shumë artistë përmendeshin, disa mësues të shkollës së parë të vizatimit dhe faktikisht flisnin dhe për shkollën e vizatimit, por deri në vitet ’90 për të ishte shkruar shumë pak dhe në fjalorin enciklopedik që është botuar atëherë kishte vetëm 5-6 rreshta për shkollën e parë të vizatimit, sepse shihej si një problematik që duhej sqaruar në kontekstin e kohës bazuar në regjimin që kishim në atë kohë”, u shpreh Janina.

Më pas i pyetur rreth periudhës që e impresionon në artet pamore shqiptare, ai ta se nuk mund të veçojë ndonjë artist, pasi janë të shumtë, ndërsa rrymat numërohen me gishtat e dorës.

“Problemi është që kur merresh me një fushë të caktuar, fillimisht kapesh me disa personalitete që janë më të fuqishme, më pas fillon e kapesh më në thellësi, kështu që krijohet një mozaik jashtëzakonisht i madh, ku secili ka vendin e tij. Sigurisht që ka disa figura të mëdha botërore rreth së cilave sillet arti, si të thuash unë i krahasoj me korifenjtë që kanë bërë një kthesë të madhe dhe kanë grumbulluar mes tyre artistë të shumtë që kanë krijuar rrymat, por rrymat nuk janë shumë, janë sa gishtat e dorës, por artistët janë të shumtë”, tha Janina./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!