Shkolla e pa rindërtuar, prindërit ankohen për mësimin me turne

schedule16:21 - 18 Mars, 2022

schedule 16:21 - 18 Mars, 2022

Nga Ajgena Korbi

Pas dëmtimit nga tërmeti i vitit 2019, dyert e shkollës 9-vjeçare “Musine Kolari” në Kombinat nuk u hapën më për nxënësit.

Rreth 600 fëmijë që më parë mësonin këtu janë zhvendosur në shkollën “Betim Muço”.  Ata janë të detyruar të zhvillojnë mësim nga ora 2 në mesditë deri në 8 të mbrëmjes. “Është vonë, vjen më merr mami.”

Turni i dytë i mësimit ka vënë në vështirësi shumë prindër. “Problem e kam se jam në punë”.

Prindërit kërkojnë rindërtimin e shkollës, por  pranë institucionit arsimor nuk ka asnjë tabelë që tregon për nisje të punimeve.

Rindërtimi i shkollës 9 vjeçare “Musine Kokalari”  është përzgjedhur për t’u financuar nga Bashkimi Europian. Punimet do të ndiqen nga UNDP Albania.

Aktualisht projekti ka përfunduar. Një pjesë e shkollës  do të shembet për t’u ndërtuar nga e para dhe pjesa tjetër do rikonstruktohet. Sipas Bashkisë së Tiranës është aplikuar për leje dhe  brenda pak ditësh do të nisin punimet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!