Katër ushtarë komando janë denoncuar në Prokurori nga Ministria e Mbrojtjes për dezertim.
ABC News ka mësuar se katër komandot kishin shkuar në Britaninë e Madhe për një trajnim dhe pas përfundimit të tij nuk janë kthyer më në atdhe.
Ngjarja ka ndodhur prej tre javësh dhe ministria e mbrojtjes ka bërë kallëzimin në Prokurori. Kjo e fundit ka nisur hetimet për këtë rast të pazakontë të regjistruar në gjirin e Forcave elitë të ushtrisë shqiptare./abcnews.al
4 komando kallëzohen për dezertim në prokurori
schedule20:04 - 16 Nëntor, 2017
schedule 20:04 - 16 Nëntor, 2017