Ishte një fitore spektakolare, në sfidën e fundit përgatitore para nisjes së Kampionatit Evropian të futbollit. “Legjionarët” e Kombëtares sonë nuk kanë gabuar pasditen e kësaj të premteje, në “Haladas Sportkomplexum”, teksa kanë mundur me rezultatin bindës, 3 me 1, ndaj përfaqësueses së Azerbajxhanit.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar, në rrjetet sociale është shprehur se falë këtyre dy fitoreve në miqësoret e fundit, Kombëtarja do të shkojë me moralin lart, në Evropian, teksa shtoi se në Gjermani duhet të japin më të mirën, për të vijuar të qënurit krenaria e shqiptarëve. /i.m /abcnews.al
Postimi i Presidentit të FSHF, Armand Duka: