Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Shkojnë me armë derë më derë, si ushtarët rusë detyrojnë ukrainasit të votojnë pro referendumit

schedule14:57 - 27 Shtator, 2022

schedule 14:57 - 27 Shtator, 2022

BBC ka zbuluar detaje për votimin në referendumet ruse në rajonet e pushtuara të Ukrainës.

Një banor në qytetin e pushtuar të Enerhodar, në rajonin Zaporizhzhia, tha se zyrtarët zgjedhorë dhe dy ushtarë të armatosur po shkonin derë më derë, për të detyruar njerëzit të votonin.

Banori, i cili nuk u identifikua për arsye sigurie, tha: “Nëse njerëzit nuk përgjigjen, vendosin një shenjë. Pastaj kthehen në të njëjtën adresë… Është shumë e frikshme.”



Sipas banorit, njerëzit po kërcënohen të humbasin vendin e punës nëse nuk marrin pjesë në këtë proces.

“Nuk ka asnjë shans për të shmangur votën. Ose për të votuar kundër. Ata japin fletët e votimit dhe duhet të votosh “Po”. Përndryshe, humbet punën”, tregoi banori. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!