Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Shkoja fshehurazi në stërvitje”, kampionia shqiptare në Muaythai rrëfen fillimet në këtë sport

schedule08:43 - 6 Qershor, 2022

schedule 08:43 - 6 Qershor, 2022

Fani Peloumpi emigroi në Greqi bashkë me familjen kur ishte vetëm 7 vjeç. Kur ishte adoleshente, ajo nisi të merrej me Muaythai. Sot, ajo është një kampione në këtë art marcial dhe ka fituar një sërë çmimesh. Në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ajo tregoi se si nisi të merrej me këtë sport.

Në një lidhje me Skype nga Tajlanda, Fani rrëfeu se nisi të bënte stërvitje kur ishte 16 vjeç dhe gjatë dy viteve të para nuk iu tregoi prindërve. Ajo thotë se ata nuk ishin dakord por me kalimin e kohës, kur panë vendosmërinë e saj, u bindën. Ajo thotë se nuk ka ndërmend të tërhiqet pasi ka objektiva më të larta.

“Për dy vite nuk iu thosha prindërve që merresha me këtë sport dhe profesori më ndihmonte që të stërvitesha pa paguar. Por kur fillova të merresha me përleshje, prindërit nuk ishin dakord. Por më pas e panë që e doja këtë sport dhe pranuan zgjedhjen time.



Babai im dhe sot nuk është dakord, i vjen keq kur shikon se unë goditem ndërsa nëna më mbështet. Vazhdoj që të vendos objektiva më të larta dhe të shkoj sa më lart të jetë e mundur.”, tregoi ajo mes të tjerash. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!