Shkoi te shtëpia e ish të dashurës dhe aty gjeti policin, si ndodhi ngjarja në Kavajë

schedule08:58 - 10 Tetor, 2019

schedule 08:58 - 10 Tetor, 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Kavajës.

Një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër është plagosur.

I plagosuri është një efektiv policie i identifikuar si Bledar Toci i cili aktualisht është në gjendje të rëndë.

Ka qenë polici ai që ka qëlluar me kallashnikov ndërsa viktima Dritan Haxholli, ka qëlluar me pistoletë.

Mendohet se viktima ka shkuar të shtëpia e ish të dashurës për të sqaruar ndarjen, por në banesë ka qenë polici i burgjeve Bledar Toci.

Por viktima Haxholli ka qëlluar me armë mbi policin duke e plagosur. Më pas Toci ka qëlluar me armën e shërbimit për vetëmbrojtje ndaj Haxhollit, i cili ka mbetur i vrarë.

Informacion paraprak

Rreth orës 00.40, në Lagjen nr. 2 Kavajë, shtetasi D. H., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q. Në banesë ndodhej dhe shtetasi B. T, banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve.

Shtetasi D.H. është konfliktuar me shtetasin B. T. dhe si pasojë shtetasi D.H ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit B.T duke e plagosur atë. Shtetasi B.T me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shtetasi B.T, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!