Një 30-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë pasditen e kësaj të diele.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17.30, në lumin e fshatit Sofraçan, ku i riu duke peshkuar, dyshohet me gjenerator ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al